Departamenti i Kufirit pranon donacion prej 1,000 çantave, Mehmeti: Përkrahja e BE-së, po ua lehtëson punën policëve

E publikuar: 29/01/2021 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti i Kufirit të Policisë së Kosovës pranon donacion prej 1,000 çantave emergjente për t’i shpërndarë te migrantët, në kuadër të projektit “Trajtimi i Sfidave të Covid-19″.

Ky projekt është implementuar nga Organizata Ndërkombëtare  për Migracionin (IOM) dhe Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

Prezent në shpërndarjen e këtij donacioni ishin  Drejtori Gjeneral i Policisë, Samedin Mehmeti, Shefja e Misionit të IOM, Anna Rostocka, dhe Katerina Lopo, nga Zyra Politike/Integrimi Politik, Ekonomik dhe BE, pranë Zyrës së BE-së.

Drejtori i policisë, Mehmeti tha se përkrahjae BE-së po ndihmon zyrtarët policor të realizojnë punën e tyre.

“Përkrahja  e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian për zyrtarët tanë të policisë së kufirit të cilët punojnë direkt me migrantët, na ndihmon të zhvillojmë protokolle të sigurta dhe realizimin e procedurave në mes sfidave të dala nga pandemia Covid-19”, tha ai.

Tutje ai tha që këtë herë mbështetja u jepet migrantëve të cenueshëm dhe të cilët sapo të vijnë të regjistrohen pajisen me çantë.