Hoxhaj premton fond prej 15 milionë eurosh për të rinjtë

E publikuar: 28/01/2021 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka prezantuar planin e rimëkëmbjes për themelimin e fondit prej 15 milionë eurosh në mbështetje të ideve të reja të ndërmarrësisë nga të rinjtë.

“Si qeveri e ardhshme do të mbulojmë 100% të tarifës së studimeve, lansimin e kartës së studentit ku 50% do të mbulohet nga shteti dhe më shumë bursa studimi”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Takim i mrekullueshëm në 21 vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me kryetarin Donjet Bislimi, prezantuam planin e rimëkëmbjes për themelimin e fondit prej 15 milionë eurosh në mbështetje të ideve të reja të ndërmarrësisë nga të rinjtë. Po ashtu, si qeveri e ardhshme do të mbulojmë 100% të tarifës së studimeve, lansimin e kartës së studentit ku 50% do të mbulohet nga shteti dhe më shumë bursa studimi”