Shefja e diplomacisë në detyrë të Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar sekretarin e ri të Shtetit Antony Blinken, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer për Kosovën gjatë viteve të kaluara.
“Mirëserdhët sekretari Blinken! Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e pakursyer përgjatë viteve të Sekretarit Blinken për Kosovën, duke promovuar dhe mbrojtur subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Rrugët tona takohen përsëri me Blinken dhe ky është një lajm që i jep shpresë popullit të Kosovës, për të ardhmen e sigurtë, përkrah SHBA-ve, së shpejti edhe në NATO së bashku,” thuhet në urim.

















