Von der Leyen: Kompanitë e vaksinave kundër COVID-19 duhet të respektojnë detyrimet e tyre

E publikuar: 26/01/2021 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se kompanitë e vaksinave kundër COVID-19 duhet të mbajnë premtimet e tyre.

“Evropa investoi miliarda për të ndihmuar zhvillimin e vaksinave të para në botë kundër COVID-19, për të krijuar një të mirë të përbashkët globale. Dhe tani kompanitë duhet të dorëzojnë. Ata duhet të respektojnë detyrimet e tyre”, tha Von der Leyen, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian ka ndihmuar investimin e shumave të mëdha për të ndërtuar kapacitetet kërkimore dhe pajisjet e prodhimit dhe kjo është arsyeja pse do të krijojë një mekanizëm të transparencës së eksportit të vaksinave.

Ajo shtoi se BE është e vendosur të kontribuojë në përpjekjen e vaksinës por “kjo do të thotë gjithashtu biznes”.