Oriola Marashi mahnit me pozat e realizuara në Turqi

E publikuar: 26/01/2021 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oriola Marashi ka qenë duke shijuar kohën e saj në Turqi, për shkak të disa angazhimeve të saj.

Bukuroshja brune gjatë qëndrimit atje ka realizuar edhe disa fotosesione, të cilat nuk ka kursyer t’i ndajë me fansat.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Oriola padyshim që ka mahnitur 503 mijë ndjekësit me pozat e marra.

Ajo u shfaq e veshur me një bluzë të zeza, ndërsa në pjesën e poshtme pantallonat e ngushta ia theksonin këmbët e formësuara.

Por, ajo çka mori më shumë vëmendje ishin tiparet e fytyrës, ndërsa modelja kishte shtuar edhe makijazh./eko/