Kaja Kallas votohet kryeministre femër për herë të parë në Estoni

E publikuar: 25/01/2021 08:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Estonia për herë të parë në histori do të drejtohet nga një femër.

Politikania Kaja Kallas, është përzgjedhur nga dy partitë më të mëdha në vend pas një marrëveshje ditën e dielë, për të drejtuar vendin balltik.

Kallas do të formojë një qeveri për të zëvendësuar atë të mëparshme që u kolapsua nga një skandal korruptiv muajin e kaluar.

Grupet legjislative të partisë së Opozitës, Partisë së Reformës të qendrës së djathtë dhe Partisë Qendrore me prirje të majtë votuan në favor të bashkimit për një kabinet të kryesuar nga kryetarja e partisë Reforma,  Kaja Kallas.

Të dyja palët janë vendosur të kenë shtatë portofole ministrore, përveç postit të kryeministres së Kallas në qeverinë me 15 anëtarë, e cila duhet të mbledhë një shumicë në parlament me 101 vende./orn/