Kreu i Vetëvendosjes nuk do t’i prijë listës së kësaj partie. Kjo për shkak se KQZ’ja dje ia pamundësoi Kurtit të garojë për deputet, për shkak të një aktgjykimi që nxori Gjykata Kushtetuese.
Kësaj radhe me listën e VV’së do të garojë edhe Vjosa Osmani. Ajo ka numrin dy në listë. Ndërsa numrin tre mban Glauk Konjufca. Këta të dy janë emrat më të përfolur që mund ta zëvendësojnë Kurtin.
Jepni mendimin tuaj duke votuar se kush duhet t’i prijë kësaj liste.