Edhe këngëtarja Rihanna ka festuar për inaugurimin e presidentit Joe Biden, por në një mënyrë tepër unike.
Me një fotografi në rrjete sociale të realizuar me “Harper’s Bazaar” shatorin e kaluar. 32-vjeçarja zgjodhi një triko blu në të cilën shkruante “T’i jepet fund racizmit me çdo mjet të nevojshëm”, ndërsa në pjesën e poshtme vetëm të brendshme.
Ajo e kompletoi pamjen me syze dielli dhe bizhuteri diamanti, përfshirë edhe gjerdanë rreth qafës.
“Thjesht jam këtu për t’ju ndihmuar, ne e realizuam atë Joe”, shkruhej në mbishkrimin e fotografisë.
Rihanna ndërkohë ka qenë një kritike e madhe e ish-presidentit Donald Trump. Në vitin 2019, ajo e cilësoi atë si qenien njerëzore më të sëmurë mendore në Amerikë./tch/