Kadaj-Bujupi: Gazi lotsjellës u gjuajt për mbrojtje të sovranitetit, i pakuptimtë mohimi për kandidim për deputet

E publikuar: 21/01/2021 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, e ka vlerësuar të gabuar vendimin që t’u mohohet kandidimi për deputet personave të dënuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendit e Kosovës.

Kadaj- Bujupi e cila është e dënuar për hedhje të gazit lotsjellës, ka thënë se ky veprim ishte për të mbrojtur sovranitetit e vendit.

Kujtojmë se Kadaj- Bujupi në këto zgjedhje s’do të jetë në garë për deputete pasi për një gjë të tillë ka vendosur më herët.

Postimi i plotë i saj:

Gazi lotesjelles ne Kuvend nuk ishte kunder Kosoves – ishte per ta mbrojtur ate nga Zajednica.

Gazi nuk ishte kunder njerezve – ishte per t’i mbrojtur qytetaret nga pabarazia qe krijohej me Zajednicen.

Gazin nuk e kishim kunder institucioneve – ishte pikërisht per ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikes.

Prandaj, edhe denimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jo konvencionale, por qellimi ishte politik.

Mos lejimin e kandidimit te kujtdo qe eshte angazhuar me vetemohim per mbrojtjen e Republikes, e kam te veshtire ta kuptoj si mbrojtje e integritetit te institucionit. Ne fakt është krejt e pakuptimte.