Ish-prokurori Elez Blakaj ka reaguar me një status të gjatë në Facebook pasi gjyakta shpalli të pafajshëm të pandehurit në rastin “veteranët”.
Ai thotë se ky rezultat është i pritshëm.
Ky është statusi i plotë i tij:
Ashtu siç pritej edhe ndodhi!
Në një proces gjyqësor ku publiku nuk ka parë e dëgjuar as 1% te provave materiale, duke e deformuar qëllimisht dhe në vazhdimësi rastin, e me avokat me “përvojë të jashtëzakonshme ushtarake” pothuajse nga të gjitha anët, rezultati nuk mund të ishte ndryshe, madje do të ishte naivitet po të prisja ndonje një vendim tjetër. Edhe një mundesi e humbur për t’ia kthyer dinjitetin veteranit të UÇK-së, pas një procesi të degraduar nga lakmiqar dhe tregtar votash, duke tentuar të mbahët peng e vërteta të cilën qytetari e din shumë mirë!
Të nderuar qytetarë, miq e ju gazetarë të shumtë që keni shkruar, ky është një rast klasik me prova të qarta, bindëse, të rregullta e të paranueshme dhe me vëllimin më të madh të paraqitur ndonjëherë, të cilat saktë e provojnë veprën penale dhe fajësinë e të pandehurve të përfshirë në këtë rast, pavarsishtë përpjekjeve dhe ndihmës qe me improvizime të “pastrohen” nga kjo përgjegjësi, ani pse kundërmimi nga era e krimit u vie nga kilometra larg!
Si është e mundur që asnjë provë materiale e këtij rasti, e në veçanti asnjë audio-inçizim nuk rrjedhi në publik, në ndonjë portal apo gazetë, ashtu siç bënin në fillim të këtij procesi me fabrikimin dhe publikimin e listave, emrave e të dhënave personale, duke nxitur urrejtje të skajshme në adresën time për hetimin e këtij rastit, me qëllim që përgjegjësit të “amnestohen” dhe fshihën nga kjo përgjegjësi! Pse nuk ka asnjë rezultat për hetimin e atyre të cilët kanë orkestruar, ndihmuar, dhe publikuar kundërligjshëm te dhënat personale të mijëra personave, të cilët sot janë të rrezikuar sa herë që udhëtojnë në vendet fqinje! E po kjo për ironi ta kujton atë shprehjen e famshme “Nëse ke prova dërgoj në Prokurori”!!!
Publiku duhet të dijë, në veçanti veteranët e UÇK-së (Invalidi i luftës së UÇK–së, veterani luftëtarë, i internuari, pjesëtari, pjesëmarrës i luftës dhe ushtari i zhdukur (i pagjetur) i UÇK- së, se Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit UÇK-së, jo vetëm qe nuk e ka përfunduar punën por edhe për atë pjesë të punës të deklaruar si të përfunduar është tallur me procesin!
Ashtu siç duhet ta dini:
– Se pas përfundimit të luftës janë krijuar brigada e njësi të reja të cilat nuk kanë ekzistuar gjatë luftës, e për të cilët befasohën edhe vet disa nga komandantët gjatë punës se komisionit qeveritar.
– Se ka qënë një garë në mes rajoneve se kush po bën më shumë veteranë luftetarë.
– Se është fituar statusi e veteranit luftetarë për çështje votash.
– Se si anëtaret e komisionit qeveritar kanë akuzuar dhe shprehur pakënaqësinë ndaj njëri tjetrit, se pjesë e listave për veteranë janë persona që se meritojnë si dhe ka persona të cilët kanë qënë pjesë e UDB-se (madje përmendën emra e mbiemra konkret).
– Se janë bërë invalid të UÇK-së edhe persona të cilët pas luftës janë lenduar në aktivitete të zakonshme civile.
– Se viktimat civile janë shpallur dëshmorë.
– Se janë tallë me procesin e ankesave dhe me tërë procesin në këtë fazë të verifikimit duke i injoruar plotësisht procedurat dhe ligjin, pavarsisht kundërshtimeve dhe dorëheqjeve nga disa anëtarë të komisionin qeveritar për këtë çështje.
– E poashtu këtë laramani, tretman dhe standard të ndryshëm gjatë verifikimit e konfirmojnë edhe vet të pandehurit në mbrojtjen e tyre gjatë hetimeve etj..!
Andaj qytetarë, miq dhe ju të ndëruar veteranë të UÇK-së, unë po i sfidoj publikishtë ish anëarët e Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranit UÇK-së, nese kanë guxim dhe besojnë se janë të pastër, ti publikojnë audio-inçizimet e mbledhjeve të këtij komisioni, e atëherë do ta kuptoni se sa serioz kanë qënë me këtë përgjegjësi shtetërore, URDHËRONI !!!
Të gjitha mund të injorohën; edhe përpjekjet e atyre maskarenjëve e servileve të cilët për një grusht lekë dhe për përfitime të ulta ditore kanë tentuar ti japin ngjyrë tjetër procesit të hetimeve, mund të injorohen edhe shtytjet dhe përpjekjet e vazhdueshme për kërrcënime, e poashtu, shpifjet e ulta të shumë analfabetëve dhe mercenarëve të cilët kanë provuar ta njollosin familjën time në raport me UÇK-në, ani pse ushtarë të UÇK-së (Vllaznim Dreshaj, Zenun Gashi (hoxha), Kamer Dreshaj dhe Xhevdet Mehaj) strehoheshin në shtëpinë e familjës sime dhe unë u shërbeja si i mitur në atë kohë- kur pak kush guxonte ti strehonte, por ASNJEHERË, as unë e askush tjetër, nuk duhet injoruar faktin se në çfarë rreziku jemi duke rrëshqitur, duke krijuar kulturë dhe institucione – instrumente, të cilat u shërbejnë qëllimeve të individeve dhe grupeve të caktuara në vend se këto istitucione të jenë për të gjithë dhe në shërbim të të gjithëve!
Ky proces i verifikimit dhe njohjes se statusit të veteranit të UÇK-së, i cili i ka vënë njollë të zezë njerës nga vlerat më të çmueshme të popullit shqiptarë për liri- UÇK-së, nxjerrë na pah edhe një të vërtetë, se persona të caktuar me sjelljet dhe veprimet e sotme po na tregojnë se kush kanë qënë dje! Andaj, nuk ka guxim dhe vyrtyt më të lartë se ta thuash dhe mbrosh të vërtetën. Duke e thënë të vërtetën e lartëson UÇK-në, e vërteta nuk ndryshon asnjeherë, as në kohë lufte e as në kohë paqje!
Gjithëmonë, nderim e përkulje për veprën e të gjithë atyre qe u flijuan dhe u sakrifikuan për Kosovën dhe PËR TË VERTËTËN, ndërsa respekt të veçantë për të gjitha ata që SOT mundin dhe sakrificën e të gjithë të rënve për liri e NDEROJNË DUKE RESPEKTUAR LIGJIN, sepse vetëm kështu bëhet Kosova për të cilën dëshmorët janë flijuar dhe jo me kukulla dhe iprovizime në shërbim të individëve dhe klaneve të caktuara, të cilët gjithmonë do gjykohën dhe jenë fajtor tek populli për këtë turp që po ja bëjnë popullit të vet!
Me respekt,
Elez Blakaj