e re që do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të parakohshme duhet ta definojë qartë strategjinë që parasheh për dialogun me Serbinë.
Për organizatat që kanë monitoruar këtë proces institucionet vendëse duhet të jenë më të fokusuar në këtë proces, duke marrë për bazë edhe roli jo shumë aktiv të BE-së, si ndërmjetëses i dialogut dypalësh.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se BE-ja nuk e ka vendosur që dialogu të mbyllet me njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë, por që u mbetet palëve që t’i japin fund këtij procesi.
“BE-ja e ka shprehur gatishmërinë e saj që në çështje muajsh të arrijë një marrëveshje. por kjo nuk varet vetëm nga BE-ja por edhe nga Kosova, Serbia e nga faktorët e jashtëm. Ajo çfarë ne po shohim është që Bashkimi Evropian nuk është se e ka vendosur në tavolinë drejtpërdrejt qartazi çështjen që në fund të këtij procesi duhet të ketë njohje reciproke. Është lënë ende që palët ta interpretojnë vet se çfarë do të thotë normalizim, pra që Kosova e interpreton si njohje ndërkohë që Serbia jo dhe kjo hapësirë ka bërë që në fakt të ketë vështirësi në atë që të ketë gatishmëri për arritjen e një marrëveshje”.
Sipas Krasniqit janë një serë procesesh që Kosova duhet t’i përmbyllë ndërmjet procesit të dialogut, siç është anëtarësimi në OKB.
“Tani duke ditur që do të kemi zgjedhje do të kemi një Qeveri të re duhet të kemi një ripërkushtim rreth këtij procesi dhe duhet të ketë një kërkesë nga ana e Qeverisë së Kosovës, institucioneve të Kosovës kundrejt BE-së që të kenë një qartësim të pozicionit të tyre por edhe të ketë mbështetje më të madhe edhe nga shtetet anëtare nga Gjermania dhe Franca”.
“Të marr mbështetjen për anëtarësim në OKB. Pra janë shumë procese që Kosova duhet të i kryej nëpërmjet kësaj marrëveshje. Prandaj duhet të shkohet diskutimi jo vetëm për ato përmbajtje apo elemente brenda marrëveshjes, por çfarë ne si Kosovë duam të arrijmë nëpërmjet kësaj marrëveshje dhe çfarë roli duhet të ketë BE-ja për të mbështetur Kosovën në arritjen këtyre objektivave të saj”.
Krasniqi poashtu si temë diskutimi që Kosova duhet ta shtrojë në dialog e sheh temën e të pagjeturve, për të cilët thotë se duhet kërkuar drejtësi nga shteti serb.
“Çështja e ballafaqimit me të kaluarën është një çështje kyçe duhet të kërkohet patjetër zbardhja e fatit të personave të pagjetur. Duhet të kërkohet drejtësia për personat e dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Dëmshpërblimet e luftës dhe të gjitha çështjet që janë mes Kosovës e Serbisë”.
“Serbia nuk e ka pranuar asnjëherë fajin apo nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e krimeve të kryera në Kosovë dhe nëse ne duam të flasim për paqe e pajtim atëherë nuk mund të jenë të qëndrueshme nëse nuk ka njohje të krimeve që kanë ndodhur në Kosovë. Prandaj është e nevojshme pranimi i fajit e kërkim falja. Të dihet fati i të pagjeturve e të kërkohet drejtësia sepse ne çfarë kemi parë në këtë proces është se është diskutuar për të pagjeturit por mungon elementi kyç që është drejtësia. Dikush i duhet të jap përgjegjësi”.
Arbresha Loxha-Stublla nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike tha se qasja e BE-së në përgjithësi ka qenë e rraskapitur, duke u rikthyer në tavolinë tema të cilat janë trajtuar shumë shpesh në të kaluarën.
“Qasja e BE-së në përgjithësi ka qenë qasje e cila e ka rraskapitur procesin si të tillë dhe kanë konsumuar tema dhe jemi rikthyer në tema të cilat janë trajtuar shumë shpesh në të kaluarën. Dhe së fundi patëm rastin e kthimit të vëmendjes tek Asosacioni i Komunave me Shumicë Serbe i cili në qoftë se nuk procedohet sipas marrëveshjes së vitit 2015 Serbia nuk do të lëshojë pe dhe me siguri do të shohim një bllokadë tjetër me dialogun. Kjo natyrisht varet nga qasja e Qeverisë së re. Në të ardhmen presim dhe kërkojmë nga qeveria e ardhshme që Kuvendi të jetë më i përfshirë dhe raportimi në Kuvend të bëhet ashtu siç e do rendi kushtetues dhe ligjet në fuqi”.
Sipas Loxha-Stubllës, Qeveria në ardhje duhet të definojë strategji të qartë sa i përket dialogut me Serbinë.
“Së pari Kosova duhet të kërkojë garanci nga ndërmjetësit BE dhe ShBA-të për çfarëdo marrëveshje finale që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë që e njëjta të implementohet dhe garantohet nga këto dy palë. Së dyti duhet të kemi qeveri stabile dhe të rilegjitimuar pra një qeveri e cila nuk ka problem me numra dhe që respekton rendin kushtetues në vend, krijon unitet të brendshëm politik, definon strategjinë e saj në dialog, definon vijat e kuqe dhe qon përpara parimin asgjë nuk është dakorduar derisa gjithçka të jetë dakorduar. Dhe gjithashtu të jetë e gatshme të përballet me dinamikat dhe sfidat e dialogut sidomos marrë parasysh qasjen e Serbisë karshi dialogut ashtu që të ruaj sovranitetin dhe unitetin e funksionalitetin e shtetit”.
Ajo është shprehur optimiste në qasjen pozitive të administratës Joe Biden, si pjesë e tavolinës së bisedimeve Kosove-Serbi.
“Në parim që nga fillimi kemi kërkuar që edhe ShBA të jetë pjesë e tavolinës së bisedimeve marrë parasysh rolin dhe kontributin e saj në krijimin e shtetit të Kosovës. Konsiderojmë që është shumë e rëndësishme që tash se cila do të jetë qasja e administratës Biden dhe natyrisht mbesim pozitiv në kuptim të asaj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë pasur një rol konstruktiv e të rëndësishëm”, ka përfunduar Loxha-Stublla për EO.
Dialogu Kosovë-Serbi është përcjell ndër vite me ngecje. Përderisa stagnim së fundi pati edhe për 20 muaj para rifillimit të bisedimeve ndërmjet dy vendeve më 4 shtator të vitit të kaluar.