Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu janë tre kandidatët që morën dritën jeshile për t’u futur në listën për deputetë të Vetëvendosjes nga Podujeva.
Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë sot e ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të zgjedhur kandidatët dhe më të votuarit ishin këta tre, njofton Klan Kosova.
“Anëtarët e Këshillit të Qendrës në një proces tranparent e demokratik, kanë votuar për të zgjedhur kandidatët për deputetë dhe tre kandidatët më të votuarit nga ky proces janë: Fitim Haziri,
Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu”, u tha në njoftim.
Edhe Albin Kurti ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet


















