Palmer: SHBA do të jetë partner i qeverisë së re të Kosovës

E publikuar: 12/01/2021 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer, ka thënë se SHBA do të përkrahë qeverinë e re të Kosovës që do të nxjerrin zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai në një intervistë për RTSH në Shqipëri ka thënë se qeveria e re duhet ta ketë në prioritet sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, njofton Klan Kosova.

“Zgjedhjet janë themeli i praktikave demokratike. Zgjedhjet në shkurt do të sjellin një qeveri të re në Kosovë. SHBA-të do të jenë partner i kësaj qeverie. Do të jemi partner i mirë i kësaj qeverie ashtu siç kemi qenë për qeveritë e shkuara në Kosovë. Besoj do të jetë e rëndësishme që kjo qeveri të trajtojë mirë disa nga problematikat që vazhdojnë të jenë sfiduese për vendin, përfshi këtu sundimin e ligjit, qeverisjen transparente dhe llogaridhënëse, nxitjen e rritjes ekonomike dhe mundësitë e zhvillimit për investitorët e huaj”.
“Mundësinë që të shihet që të ketë një ekonomi të gjallëruar që lejon të rinjtë të besojnë që e ardhmja e tyre është më e mirë në Kosovë sesa në emigracion. Besoj se do të ketë nevojë që të vlerësohet gjithashtu qasja e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë. Për të gjetur një mënyrë për të shpjeguar çështje të cilat po diskutohen lidhur me agjendën e normalizimit dhe që të ecet përpara në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët, përfshi Serbinë këtu. Normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin dhe normalisht të çohet Kosova drejt një rrugëtimi në Europë”.