Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka folur rreth mënyrës së verifikimit të aplikuesve jashtë Kosovës për procesin e 14 shkurtit.
Sipas Dakës, ky vendim, është në funksion të integritetit të të gjitha operacioneve zgjedhore, njofton Klan Kosova.
”Është në funksion të integritetit të të gjitha operacioneve zgjedhore. Na nevojiten mekanizma që vërtetojnë se votuesit janë me të vërtetë ata që edhe kanë aplikuar për votim jashtë Kosovës”.
”Asnjëherë nuk është tentu që KQZ qytetarëve të diasporës t’ua pamundësojë votimin. Nuk është faji ynë që kemi kaq shpesh zgjedhje dhe afati për aplikim është kaq i shkurtër”.
”Ne si KQZ në anën tjetër duhet të jemi të sigurt që çdo apikues i cili voton qëndron vërtetë prapa këtij aplikimi”.
”Dhe jo të pranojmë aplikime që qartazi shihen se janë të manipuluara”.