Ramush Haradinaj i AAK’së thotë se koalicioni në mes të AAK’së dhe Vetëvendosjes është i mundur.
“Sa na përket neve është reale kjo, është e mundshme sa na përket neve. Varet vullnet i Vetëvendosjes. Ata e vlerësojnë a kanë nevojë ose jo nëse i fitojnë zgjedhjet ose ne nëse i fitojmë vlerësojmë a kemi nevojë a jo. Por është e mundshme, është opsionale’, tha Haradinaj në ‘Rubikon’.
Për një qeveri të ardhshme Kurti, pritjet janë të mëdha thotë i pari i AAK’së.
“Edhe sot mendoj se është një shpërputhje e madhe në mes të premtimeve politike elektorale të një popullizmi të shprehur. Pra kur je kryeministër është bukur vështirë me e rikthy këtë pritshmëri të qytetarëve”, theksoi ai.