Më 14 shkurt, qytetarë të shumtë të Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur të parët e vendit.
Partia Demokratike e Kosovës në krye të listës kandiduese ka Enver Hoxhajn, i cili tani është edhe U.D i liderit të partisë.
Por këto zgjedhje do të jenë mjaftë të rëndësishme për vendin teksa fituesi mbetet të shihet se kush do të jetë.
Por është nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku i cili dha së fundi një deklaratë mjaftë interesante.
Lushtaku tha se dëshira e tij është që liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti ti mundësohet kandidimi për kryeministër.
Sipas tij, të tjerët janë të vegjël në luftë politike dhe se kandidimi i Albin Kurtit e bën më interesantë këtë “luftë”.
“Dëshira ime është që Albini me qenë kandidat, ata të tjerët janë të vegjël, lufta politike me Albin Kurtin është më interesante. Por është një parti politike ktu, pra Vetëvendosje e cila është marrë vazhdimisht me joargumente, që a krijuar akuza të rrejshme vazhdimisht. Tonat pra, cila kauzë ka qenë e vërtetë e VV-së? Tregoma një të lutem. Ta mushi një kerr me argumente. A e mban mend VV-në me flamuj, e me simbole kombëtare, si erdh në Qeveri nuk e patë më. Pra rrejti vazhdimisht për bashkim kombëtar e harroj këtë punë. Ne flamurin kombëtarë e duam vazhdimisht, s’ka bir nane, s’ka kush ma heq flamurin kuq e zi nga zemra, unë e mbaj për vete jo për të tjerët”, tha Lushtaku në kallxo.com.
Lushtaku gjithashtu shtoi se se ka kauza fallco shumë nga VV-ja.



















