Osmani në vizitë dy ditore në Bruksel, do të takohet edhe me Sassolin

E publikuar: 11/01/2021 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, nga e marta do të jetë për vizitë dy ditore në Bruksel.

Osmani, të martën do të takohet me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli edhe me Oliver Varhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.

Ndërkaq të martën mbrëma, Osmani do ta ketë një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, Osmani të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.