Një infermier dhe një anesteziolog janë kanosur dhe sulmuar fizikisht në vendin e tyre të punës në QKUK.
Ata janë sulmuar nga një familjar i një pacienti i cili ishte i shtruar në QKUK, por fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës e cila thotë se janë duke vijuar me hetime të mëtutjeshme.
“Dy viktima femër dhe mashkull kosovar infermiere dhe anesteziolog, kanë raportuar se për deri sa ishin në vendin e punës, janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një familjar i një pacienti i cili ishte i shtruar në QKUK. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, konfirmon Policia e Kosovës.