Rrahje për parking mes katër personave në Fushë-Kosovë

E publikuar: 08/01/2021 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rrahje ka ndodhur rreth orës 12:00 të së premtes në rrugën ‘’Nëna Terezë’’ në Fushë Kosovë.

Zëdhënëis i policisë rajonale të Prishtinës Agron Borovci ka thënë për klankosova.tv se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë katër persona të dyshuar të implikuar në rastin në fjalë, dhe të njëjtit i ka shoqëruar për në stacionin policor.

“Nga informatat fillestare dyshohet që deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje për çështje parkingu. Deri më tani dy persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa policia ka iniciuar një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ai.