Nga Msc. Skender Berisha
Mesazhi i dërguar nga ngjarja e djeshme në vendin më demokratik në botë, vendi me një prosperitet, me një histori suksesi, vendi që i ka dhënë kurajo për zhvillim vendeve në botë, ka ndihmuar dhe ruajtur balancën e zhvillimeve të ndryshme, dje dha një mesazh jo të mirë.
A mund t’a cilësojmë se ishte D.Trump;
-Njeriu i gabuar në vendin e gabuar?
I mbetet historisë dhe politikës amerikane t’a japin një pergjigjje të tillë!
D. Trump e vuri në provë demokracinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor në pikëpyetje.
Etiketën që i vuri ShBA-së, duke u rrezikuar demokracia, në një kohë që të gjithë presin shtim të saj, veshtirë se do të harrohet shpejt.
Dyshimet e ndërhyrjeve të shërbimeve të huaja në ngjarjet e fundit mbeten sigurisht të investigohen, ngase gjërat nuk shkuan ashtu si janë mësuar shoqëria amerikane por edhe ajo botërore të shohin, ngase për një vend siç është Amerika ngjarje të tilla janë të pazakonta, vetëm se të mendohen e lëre më të jenë realitet.
A do të jetë kjo ngjarje një fillim i ndryshimit te ShBA-së, nga një shoqëri e përgjumur që ka rreshqitur pa dijeninë e saj, drejt një shoqërie që do të hap sytë dhe të mos lejojë më të ndodhin ngjarje të tilla që rrezikojnë demokracinë?
Sigurisht që po!
Bartja e përgjegjësisë për ngjarjet e fundit do të tentohet të barten jashtë ShBA-së, por pasojat për një veprim të tillë nga qytetarët amerikan, do mbesin dhe do t’i bartin vetë ShBA-të si tërësi.
Një ndryshim sado i vogël në ShBA, natyrisht se kanë inplikime edhe në politikat botërore, ngase këto ndryshime orientojnë zhvillimet e trendit dhe kahjes së politikave nga vendet me politika gjysmë të konsoliduara dhe atyre në zhvillim e sipër.
Aspiratat e vendeve për t’u zhvilluar dhe aspiruar në organizata të ndryshme dhe për t’u bërë pjesë e botës së modernizuar, si gjithnjë janë mbështetur nga vendi më superior dhe më me influencë në botë, andaj ngjarjet e fundit me protestat që nuk ishin si protesta të zakonshme që bëhen në ShBA, por ndërhyrje direkte në sistemin e zhvilluar demokratik, jep mesazhin se durimi, vigjilenca dhe dëshmia e realitetit janë thelbësore për një shoqëri me tipare dhe vlera demokratike që është edhe synimi kryesor i një shoqërie që aspiron diqka të tillë.
Në fund pas çertifikimit nga Kongresi Joe Biden do të jetë Presidenti i 46 për një mandat të plotë, dhe një tranzicion i qetë i pushtetit nga Trump është premtuar, edhe pse gjithmonë nga ai janë të pritshme edhe befasitë.