Von Cramon: Nuk ka liberalizim të shpejtë të vizave për Kosovën

E publikuar: 07/01/2021 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka deklaruar për RTV Dukagjinin se gjasat për liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës së Portugalisë janë shumë të vogla.Von Cramon thotë se për fat të keq nuk është mundur të bëhet ndonjë progres për shkak të skepticizmit të disa vendeve evropiane.

.

Në anën tjetër zyrtarët e BE-së qëndrojnë të heshtur pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nuk do të njohë Kosovën deri në vitin 2022.

Peter Stano thotë se nuk është punë e BE-së të komentojnë çdo deklaratë të politikanëve në rajon.

Këto zhvillime i ka komentuar analisti Fisnik Halimi.

“Çështja e liberalizimit të vizave nuk ndërlidhet me ndonjë presidencë të caktuar. Ne në këtë proces kemi qenë edhe kur presidencën e BE-së e kanë pasur kroatët apo gjermanët apo edhe vende tjera mike, por liberalizimi nuk ka ndodhur”, tha ndër të tjera Fisnik Halimi.