Shkon në 42 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

E publikuar: 05/01/2021 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj ka shkuar në 42.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe komandanti i policisë së Ferizajit, Emin Beqiri, shkruan lajmi.net.

Ai për lajmi.net ka treguar se 12 nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim për shkak të lëndimeve më serioze.

“Realisht, numri i të lënduarve ka shkuar në 42, 12 prej tyre janë dërguar në Prishtinë ndërsa pjesa tjetër janë duke u trajtuar në Ferizaj nëpër klinika të ndryshme janë të shpërndarë. Për gjendjen e tyre nuk kemi ende ndonjë informacion të saktë, por informacionet e para thonë se 7-8 prej tyre e kanë të rëndë gjendjen”.
Në anën tjetër, nga QKUK për lajmi.net kanë thënë se të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj kanë plagë në vende të ndryshme të trupit.