Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka konfirmuar për Gazetën Express se numri i të lënduarve ka shkuar në 31 si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Ferizaj.
Teksa foli për Express, Beqiri tha se viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë
Po ashtu si pasojë e gjendjes së rënduar, 7 persona janë nisur për shërim në QKUK në Prishtinë.
“Shpresojmë që të mos kemi raste me pasoja fatale”, përfundoi Emini.
Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.