Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë për ish-partinë e tij se nuk është çudi nëse VV’ja i fiton zgjedhjet me 50% të votave.
“Nuk është diçka e jashtëzakonshme nëse VV’ja i fiton zgjedhjet me 50%”, është shprehur Molliqaj.
Lexo Edhe:
Lutfi Haziri i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit ‘live’ nga T7
Tutje, ai tha se qeveria e ardhshme do të formohet shumë shpejt, shkruan Express.
“Do të jetë që qeveria që do të funksionalizimet më së shpejti, por edhe më e rrezikshmja. Sepse ndaj bindjen e thellë se ata që i nënshtrohen idesë politike që presin se si do të qeverisë dikush për t’ia bërë kritikën. Është çështje e botëkuptimeve. Ne e marrim si krahasim edhe në komunikatë që e kemi lëshuar se nuk duhet të pritet 89-ta që të shihet modeli i dështuar bolshevik. Për ne si PSD nuk duhet të pritet rezultati i zgjedhjeve për ta parë çfarë qeverie do të kemi”, tha ai.
Ndërsa lidhur me votimin e buxhetit nga VV’ja, Molliqaj tha se kjo u bë vetëm pse zgjedhjet janë afër.
“Po të mos kishte shpalle të zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese, Vetëvendosje nuk do të votonte buxhetin edhe sikur të kishte nevojë jetike. Ata nuk e kanë problem nëse buxheti është nda drejtë ose jo. Në momentin që kuptuan që mund të ketë edhe një troh përfitimi, atëherë u kthye në taktikë të tyre për përfitim”, ka deklaruar ai./Express/