Violetë Kukaj dhe Hekuran Krasniqi bashkuan forcat për një projekt të ri muzikor.
Dy artistët publikuan këngën me titull “Amaneti i mërgimtarit”, të cilën ua dedikojnë mërgimtarëve dhe e shoqëruan edhe me videoklip.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Hekuran Krasniqi, ndërsa e përcolli me sint dhe kavall, Gentian Istogu.