Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, deklaroi se janë në bisedime brenda LDK për nominimin e një kandidati për postin e kryeministri në zgjedhjet e reja që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Ai në Pressing në T7 ka thënë se do të dalin me kandidatin më të mirë që mund të ketë LDK-ja.
“Do ta diskutojmë me strukturat dhe shumë shpejt do ta arrijmë konsensusin. Kemi emra mjaft të mirë, nuk po përmendi emra. Unë nuk do të jem”, tha Veliu, duke mos e përjashtuar mundësinë që Kujtim Shala të jetë kandidat për kryeministër.