Deputeti i LDK-së: Ku janë strukur Mustafa, Veliu e Hoti

E publikuar: 28/12/2020 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli pyet se ku janë strukur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetari Agim Veliu dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se njëri nga ta do të duhet ta merrni guximin t’i prijnë listës ashtu siç i prinin rrëzimeve të qeverive.

Madje deputeti Avdyli ka shkruar se “Ish kolegë e mi partiak ,nuk ka fitore, në tavolina e prapa perdeve, por ato fitohen në fushë”.

Postimi i plotë i Avdulit në ‘Facebook’:

Pse LDK ka kryeministër e s’ka kandidat për Kryeministër?

Ku janë strukur Isa Mustafa, Agim Veliu e Avdullah Hoti?

Rrjedha logjike duhej njëri nga ta merrte guximin ti printe listës siç i prinin rrëzimeve të qeverive, ngarkimeve ,e dhurime postesh deri te posti i Presidentit.

Isa Mustafa , ka shëndet ta udhëheq LDK-në, ti udhëheq negociatat para kamerave e prapa perdeve për koalicione, emërime e shkarkime, por s’ka shëndet me dalë në zgjedhje. OK? Po Agim Veliu që dërgoi Podujevën në zgjedhje, e rrotulloi dyert e zyrave të LDK-së veç për tu bërë Ministër i brendshëm i Qeverisë Kurti. O bëhej ai ministër, o s’bëhej Qeveria VV-LDK. Ku është strukur, prapa kujt po don të fshihet?. Pse tash nuk del e thotë o bëhem unë kandidat për KM o askush. Apo ndoshta po pret ndonjë viktimë të radhës me ia mbledh votat , e më pastaj për tu bërë ai kryesori bashkë me Isa Mustafën, e me marrë e ndarë poste sipas qefeve të tyre. Dilni para popullit e mos u fshihni. Po Dulla jonë ku është? Edhe pse askush nuk e pyet në LDK, si ia merrte mendja të merrte postin e KM pa ia dhënë qytetari, e sot s’ka guxim që “mirëqeverisjen” e tij tua prezantoj qytetarëve. Ish kolegë e mi partiak ,nuk ka fitore, në tavolina e prapa perdeve, por ato fitohen në fushë. Ju vendosnit për gjithçka e për çdokënd në këtë vend, dilni tani para sovranit. Koha nuk është për të fshehur se s’po ju shitet më kjo lojë. Jeni zbuluar.