Një person ka vdekur në QKUK, si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku të ndodhur ditë më parë.
Sipas Policisë, ai ka qenë duke u trajtuar në QKUK, që nga data 22 dhjetor, ku edhe kishte ndodhur një aksident në fshatin Skivjan të Gjakovës.
Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.