Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se nuk beson që ndonjë parti në Kosovë e ka të mundur të fitojë 51% të votave.
Ai thotë se kjo është për shkak të sistemit politik të ndërtuar në Kosovë.
Ju garantoj se asnjë parti nuk i fiton 51% në Kosovë”, ka thënë ai.
“Në sistemin tonë që kemi nuk fiton askush 51%. Ky është sistemi jonë politik. Jemi një parti që synon pushtetin. Normalisht pajtohemi edhe po të mbetemi në opozitë. Kemi qenë shpesh edhe aty, por edhe në pozitë. I dimë rolet dhe futemi në këto zgjedhje të sigurt”, shtoi ai. /Ga