​97 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 18 në gjendje më të rëndë

E publikuar: 24/12/2020 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

97 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali njoftojnë se 68 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 18 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 97 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 68 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 18 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 220 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.