Ky është personi që sulmoi gazetarin Valon Syla, akoma ndodhet i lirë (Video)

E publikuar: 22/12/2020 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Valon Syla u sulmua sot fizikisht në lagjen “Pejton” të Prishtinës, nga një person, fytyra e të cilit vërehet qartë në pamjet e publikuara në media. Ani pse sulmi ndodhi jo edhe larg Stacionit të Policisë, sulmuesi ndodhet akoma i lirë.

Gazeta Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyra për informim në Policinë e Kosovës, nëse kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë sulmuesin, por të njëjtit nuk kanë dhënë asnjë informacion.

Lexo Edhe:
Ekskluzive: Zgjatet orari i lëvizjes, këto janë të gjitha masat e reja
Policia vetëm ka konfirmuar se po merret me rastin.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, ka konfirmuar policia.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

Sulmin e ka dënuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe shumë figura të njohura publike. /Gazeta Express/

https://www.televizioni.tv/embed/c51LvTLyhmix8i4