Juventusi ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Parmas duke triumfuar me rezultat 0-4 si mysafir në stadiumin “Enio Tardini”, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 13-të të Serie-A.
Dejan Kulusevski e hapi serinë e golave pas 23 minutave lojë. Pas tij, Cristiano Ronaldo e thelloi epërsinë e “Zonjës së Vjetër” në 0-3 me dy gola në minutat 26’ dhe 48’.
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, e vendosi rezultatin final 0-4 me golin e tij të realizuar në minutën e 86’, përcjell KosovaPress.
Kjo fitore e renditë skuadrën e Andrea Pirlos në vendin e tretë me 27 pikë, aq sa ka edhe Interi në vendin e dytë, por që “Neroazzurrët” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Milani e kryeson tabelën me 28 pikë.