Zëvendëskryeminstri Driton Selmanaj do të marrë pjesë në seanca të Kuvendit, pavarësisht se LVV-ja ka thënë se nuk do të lejojë që të njëjtat të mbahen në prezencën e tij, raporton Gazeta Express.
Kështu ka deklaruar shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media sot para gazetarëve.
Ai ka thënë se Selmanaj do të jetë në Kuvend kurdo që të ka pika të rendit të ditës nga fushë veprimtaria e tij.
“Zëvendëskryeministri do të jetë në secilën seancë që ka pika të rendit të ditës nga fushë veprimtaria e tij, sa herë që të ketë kohë do të jetë prezent në Kuvend. Nuk e di a do të jetë në ora 2, sot ka pasur t’i propozoj planin kombëtar për të marrëveshjes të stabilizim asociimit, ndërkohë që deputetët e LVV-së me veprime të dhunshme nuk kanë lejuar që të mbahet seanca”, ka thënë Gashi.