Cakaj mbështet financiarisht shkollat shqipe në Luginë

E publikuar: 17/12/2020 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, ka njoftuar se ka dhënë mbështetje financiare për shkollat shqipe dhe qendrat rinore në Luginën e Preshevës.

“Ne tashmë vendosëm edhe dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e pajisjeve të brendshme për Qendrën Rinore në Bujanoc, ngritjen e Shkollës Digjitale në Preshevë, rindërtimin e godinës së Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në Konçulin historik dhe pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe për të gjitha grupmoshat në biblotekën e Preshevës, Bujanocit dhe shkollat shqipe në Medvegjë”.

Shkrimi i plotë:

Përshëndetje të nderuar miq 😊,
Ne tashmë vendosëm edhe dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e pajisjeve të brendshme për Qendrën Rinore në Bujanoc, ngritjen e Shkollës Digjitale në Preshevë, rindërtimin e godinës së Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në Konçulin historik dhe pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe për të gjitha grupmoshat në biblotekën e Preshevës, Bujanocit dhe shkollat shqipe në Medvegjë.
Puna jonë e përbashkët, natyrisht, vazhdon.