​Ahmeti: Mbi 4 mijë biznese përfitojnë nga fondi për rimëkëmbjen ekonomike

E publikuar: 15/12/2020 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se tashmë janë 4 mijë e 41 biznese që kanë përfituar grante nga fondi për rimëkëmbjen e bizneseve.

Ky është njoftimi i Ahmetit:

Kjo eshte lista e fituesve te granteve per bizneset e Komunes se Prishtines me qarkullim deri ne 50,000€, ku ne total kane perfituar:

4941 biznese

1976 mikro biznese me nga 600€ dhe

2965 biznese te vogla me nga 1300€.

Lista e publikuar dhe perfituesit jane percjell ne Thesarin e Kosoves – Ministrine e Financave.

Fondet jane nga buxheti i Komunes se Prishtines dhe si institucion kemi perfunduar te gjitha procedurat dhe tashme presim procedumin e ekzekutimit te pagesave nga Thesari.

Ky është linku ku mund të shihen bizneset përfituese:

KETU