Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjen pozitivisht asnjë ftese për të gjetur një zgjidhje për postin e presidentit, përfshirë edhe atë të paralajmëruar nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.
Megjithëse Nagavci konfirmoi se ende nuk ka ardhur asnjë ftesë në partinë që përfaqëson.
Nënkryetarja e Kuvendit, pas mbledhjes së kryesisë tha se presidenti i vendit duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve të reja.
Derisa edhe nga foltorja e hollit të Kuvendit kërkoi rrëzimin e Qeverisë Hoti.