Pronari i MEKA HALAL FOOD , Burim Piraj ka njoftuar se 10 përqindëshin e Trustit do t’ia dhurojë familjeve në nevojë.
Ai gjithashtu ka ftuar të gjithë të dhurojnë nga 10 euro nga xhepi i tyre që t’iu ndihmojnë familjeve në nevojë në këtë stinë të ftoftë.
Postimi i plotë:
Edhe unë do të aplikoj për 10% e trustit! Vlera e të cilit është diku 2500-3000 Euro!
Unë kam vendos që këto para ti dhuroj sadaka për hir të Zotit tim për familjet në nevojë që në stinën e ftohtë që po hymë nuk kanë me çka të ngrohen!
I ftoj të dhurojnë nga 10 EURO nga xhepi vetë të gjithë ata që do të më kritikojnë që sadakanë po e bëj publike!
Allahu im ma prano!🤲