Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi, dyshohet për dy vepra penale

E publikuar: 11/12/2020 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

VETON (Demush) MEMAJ i lindur me 02.01.1991 nё DEÇAN.

I denuari është i kërkuar për veprat penale:

“Lёndim i rёndё trupor”

“ Mbajtje nё pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar tё armёve”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected].