Zemaj kërkon llogari nga ShSKUK-ja, thotë se ka dështuar organizimi në spitale

E publikuar: 11/12/2020 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj iu është drejtuar me anë të një shkrese anëtarëve të bordit të SHSKUKS-së, pas pamjeve që janë transmetuar nga Klinikat ku po trajtohen të prekurit me COVID 19, raporton Gazeta Express.

Në këtë letër Zemaj thotë se në këto pamje të publikuara në “Jeta në Kosovë” është vërejtur një dështim në organizimin e punës nëpër klinika, saktësisht, sic thotë ministri menaxhim jo adekuat i situatës në të cilën gjendet shëndetësia në Kosovë.
Këtu ministri i ka fajësuar drejtorët e klinikave dhe shefat e njësive përkatëse.

Zemaj thotë se familjarët e pacientëve nuk duhet të jenë në vendin ku po trajtohen të sëmurët.

Rrjedhimisht, Zemaj ka kërkuar nga Bordi që të jep raport të detajuar për këtë cështje, e ka kërkuar llogari gjithashtu edhe nga u.d i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqit.