Haradinaj-Stublla në takim me ambasadorin italian, flasin për situatën politike

E publikuar: 11/12/2020 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin italian, Nicola Orlando.

Në këtë takim, shefja e diplomacisë kosovare dhe ambasadori italian diskutuan për situatën e fundit politike në vend dhe për mbështetjen e Italisë në avancimin e agjendës Euro Atlantike të Kosovës.

Gjithashtu, ajo shprehu falënderime të veçanta ndaj Italisë për ndihmën ndaj Kosovës në përballimin e pandemisë COVID-19.

Haradinaj-Stublla dhe ambasadori Orlando vlerësuan raportet e shkëlqyera në mes të Të dyJA vendeve të cilat u rikonfirmuan edhe gjatë vizitës së fundit zyrtare në Romë.