Vetëm katër ditë para se të fillohej puna për filmin e ri “The Midnight Sky”, aktori George Clooney (59) u transferua urgjentisht në spital me dhimbje të forta të stomakut, shkruan “Mirror”.
Clooney humbi pothuajse 13 kilogramë për shkak të rolit të tij në film. Ai beson se dieta kontribuoi në sëmundjen e tij.
“Unë mendoj se u përpoqa shumë të dobësohem shpejt dhe ndoshta nuk u kujdesa mirë për veten time,” tha Clooney.
Përveç humbjes së peshës për rolin, ai gjithashtu ndaloi të heqë mjekrën.
“Unë lëshova mjekrën time të madhe dhe të shëmtuar. Djali im e donte atë pasi ai do të fshihte gjëra të cilat unë nuk do t’i dija derisa të shkoja në punë. Gruaja dhe motra ime ishin shumë të lumtur kur hoqa mjekrën”, tha aktori.
Ndryshe, Clooney është diagnostikuar me inflamacion të pankreasit, i cili mund të jetë i rrezikshëm për jetën.