Nesër në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një seancë e veçantë.
Siç është njoftuar në njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës, seanca do të mbahet nesër në orën 11:00, shkruan lajmi.net.
Temë e vetme e rendit të ditës do të jetë Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit dhe Nderimit të Viktimave të Krimeve.
“Seancë e veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi (A/RES/69/323)”, thuhet në komunikatë.