Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, është vetizoluar pas kontaktit që ka pasë me një nga nga zyrtarët e ministrisë që ajo drejton i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kryediplomatja kosovare ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara dhe do të vazhdojë punën nga shtëpia, derisa të marrë rezultatin e testimit.
“Pas kontaktit me një nga zyrtarët e lartë të MPJD-së që ka rezultuar dje COVID19 pozitiv, jam vetizoluar dhe testuar sot rreth orës 09:00. Po ashtu sot kam anuluar të gjitha aktivitetet e obligimet e parapara, duke vazhduar punën nga vetëizolimi deri në rezultatin e testimit”, ka shkruar ajo në Twitter.