Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi thotë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike duhet ta ketë epilogun vendimtar gjatë kësaj jave dhe se ndryshe e humb kuptimin.
“Beteja e parë për rimëkëmbjen, përkatësisht miratimi i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike duhet ta ketë një epilog vendimtar këtë javë. Ndryshe e humb kuptimin”, ka shkruar Rukiqi.
Ai derisa ka përmendu rekomandimet të cilat janë dhënë rreth këtij projektligji ka thënë se, ligji nuk krijon mrekulli ekonomike por që krijon bazë për të rikthyer konfidencën e humbur tek bizneset dhe konsumatorët.
“Kemi dëgjuar mjaft ekspertize, argumente dhe propozime te cilat mund ta pasurojnë Ligjin për Rimëkëmbjen, përfshirë propozimet shume përmbajtjesore nga përfaqësuesit e bizneseve, partitë politike ne pozite dhe opozite, ekspertet dhe institutet e ndryshme (Kryetari i Komunës të Prishtinës, GAP, Riinvest, Dardan Sejdiu, etj). E gjithë kjo ekspertize dhe propozimet e ndryshme duhet te inkorporohen ne variantin përfundimtar të Ligjit. Ligji nuk krijon mrekulli ekonomike, por krijon baze me e rikthy konfidencen e humbur tek bizneset dhe konsumatorët. Kthimi i konfidences është parakusht qe qytetarët të rrisin kosnumin, e në anën tjetër bizneset te rrisin investimet dhe të ruajnë vendet e punës”, ka shkruar tutje ai.