Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka theksuar sërish se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk do të ketë leje për të vizituar Kosovën, përderisa nuk kërkojnë falje për gjenocidin e kryer ndaj popullit tonë.
Haradinaj-Stublla thotë se leje nuk do të ketë askush nga Serbia, dhe se ka përfunduar koha kur Kosova është keqpërdorë si monedhë transaksioni ndërkombëtar dhe si platformë për show politik për Vuçiqin dhe Serbinë, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka leje për ju për vizita në Kosovë përderisa nuk kërkoni falje për gjenocidin e kryer ndaj popullit tonë, dhe përderisa nuk vihen para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit e atij gjenocidi”, ka shkruar ministrja në profilin e saj në Twitter.