Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin e ri të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, i cili së shpejti do të marrë detyrën,transmeton KlanKosova.
“Takimi i fundit përgatitor me ambasadorin e Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq para se të niset për në Washington,” ka shkruar Vuçiq në mbishkrimin e fotografisë në Instagram të ” E ardhmja e Serbisë (Budućnostsrbija)”.
“Unë jam i sigurt se Gjuriq do të përfaqësojë dhe mbrojë me sukses interesat e Serbisë sonë në atë vend,” tha Vuçiq.















