Tentim vrasje në Isniq të Deçanit

E publikuar: 22/11/2020 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar në Isniq të Deçanit, pasi i njëjti gjatë një konflikti të çastit me viktimën mashkull, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe e ka plagosur në këmbë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje, ku viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe është duke u trajtuar, sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma me tre fishekë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.