Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Arben Gashi ka replikuar deputetin e PDK-së, Uran Ismaili, në interpelancën që po mbahet për të pagjeturit.
Gashi ka thënë se shteti i Serbisë ka përgjegjësi shtetërore për personat e zhdukur, sepse zhdukjen e kanë bërë institucionet serbe.
Ai ka thënë se nuk po e akuzon PDK-në për këtë çështje, sepse, siç tha ai, është i bindur se kur kanë qenë në pushtet po të kishin mundësi do ta zgjidhnin këtë çështje.
“Ajo çka unë thash mendoj se qëndron në marrëveshje. Dhe po e lexoj. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje afat gjatë dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe për personat e zhvendosur brenda vendit. Të nderuar koleg besoj që pajtoni se shumica të zhvendosur janë shqiptarë nga pjesa verior e Mitrovicë. Sa i përket politikës ajo çka unë thash është së problemet e Serbisë më Kosovën janë kryekëput politike. Vrasja dhe zhdukja e këtyre personave është bërë për projekt politikë të zhdukjeve të shqiptarëve. Shteti i Serbisë ka përgjegjësi shtetërore për personat e zhdukur, sepse zhdukjen e kanë bërë institucionet serbe. Mendoj se ne duhet të jemi të kujdesshëm nga politizimi ditorë duke tentuar të themi se ju deri dje ishit në pushtet e nuk bëtë asgjë, që ne jemi sot e po bëjmë pakë. Kushdo që ka qenë në pushtetet ka bërë maksimumin e mundshëm, por nuk varet nga ne. Këta persona janë të zhdukur në Serbi. Serbia e ka këtë informacion jo Kosova. Mos ta akuzojmë njëri-tjetrin për këtë çështje. Nuk dua ta akuzojë PDK-në për këtë çështje, sepse jam i bindur se kur kanë qenë në pushtet po të kishin mundësi do ta zgjidhnin këtë çështje”, ka thënë Gashi.