Avokatët i kërkojnë Prokurorisë që t’i nxjerr shpejt provat që kanë kundër ish-krerëve të UÇK-së

E publikuar: 18/11/2020 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Speciale ka kërkuar kohë që t’i nxjerrë provat kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kanë kërkuar që provat të nxjerren më herët se afati 30 ditor, ndërsa Prokuroria ka thënë se s’është keq që afati të shtyhet edhe pak.

“Nxjerrja e dokumentacionit shihet si vënie në lëvizje e hetimeve…. Në momentin q1% nxiren informacioni, mund të filloni menjëherë me hetimin tonë”, ka thënë David Hooper, avokat i Hashim Thaçit,transmeton Express.

Kërkesë të njëjtë ka pasur edhe Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit. Ai ka kërkuar që materiali t’u ofrohet atyre në formën e duhur.

“Nëse nuk e marrim dokumentacionin në formën e duhur, do të vonohej çështja… Prokuroria ta bëj një udhërrëfyes për planin”, ka thënë Emmerson.

“Përvoja tregon se realitetet nuk përkojnë me pritshmëritë dhe procedurat që paraqiten në fillim të seancës gjyqësore. Pozicioni ynë është të shohim se si ky plan do të fillojë tëzbatohet dhe se sa i drejtë është ai”, ka thënë Emmerson.

Ndërsa avokati i Rexhep Selimit, ka thënë se Prokuroria duhet ta ketë parasysh madhësinë e materialit dhe të nis sa më shpejt nxjerrjen e provave.