Nis seanca ndaj krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale

E publikuar: 18/11/2020 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Në seancën e sotme do të diskutohen çështje procedurale, si ajo e paraburgimit dhe masat tjera të sigurisë, shkruan lajmi.net.

Seanca e sotme është si lloj konference në të cilën do të shtrohen disa çështje që janë të lidhura me procedurën e këtij Tribunali.

Mbetet të shihet ndërkaq nëse në këtë seancë do të flasin edhe të akuzuarit.